Ora News - Dështon Air Albania, Shehaj: Modeli ekonomik i gabuar, vetëm show politik

2019-02-12 0

#oranews #agronshehaj #airalbania

Kompania shqiptare e fluturimeve AIR Albania duket se ka shkuar drejt dështimit. Pas disa portaleve të huaja, deputeti Agron Shehaj sqaron se ky projekt ishte i dështuar që në fillim pasi ishte një model ekonomik i gabuar. Shehaj shprehet se qeveria e majtë thjesht bëri një show me këtë projekt.

Projekti i shumëreklamuar për një kompani shqiptare fluturimesh duket se ka mbetur vetëm në lajmin e dhënë në facebook prej kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse ende nuk ka një sqarim zyrtar, disa portale të huaja, një turk dhe një zviceran, shkruajnë se projekti ?Air Albania? është lënë në harresë.

Për deputetin, Agron Shehaj, gjithçka ishte një show politik.
Agron Shehaj: Kompania ajrore ?Air Albania? ka dështuar ose më mirë nuk është krijuar kurrë.Ajo ishte një shaqje që u sajua përmes avionit e ngjyrosur me emrin ?Air Albania? duke bërë të gjithë ato udhëtimet njëherë me familjarët, pensionistët dhe pastaj me gazetarët. U kthye në një dështim të jashtëzakonshëm të qeverisë. Ishte i papërshtatshëm, ishte jashtë çdo logjike ekonomike, jashtë tregut.Të gjitha kompanitë ajrore shtetërore kanë dështuar, në Europë flasim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshton-air-albania-shehaj-modeli-ekonomik-i-gabuar-vetem-show-politik

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz