Votë pro Maqedonisë në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-12 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputetët shqiptarë kanë votuar sot pro Maqedonisë së Veriut si anëtari i 30 i NATO.Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka ndjekur te gjitha proceset qe vendi fqinj ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit shpjegon pse për Tiranën zyrtare është i rëndësishëm anëtarësim i Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.Është një triumf i vlerave të atlanticizmit, në Ballkanin Perëndimor dhe është një fitore gjithashtu edhe për përpjekjet dhe reformat shtetkonsoliduese që fqinji ynë ka bërë ku padyshim faktori politik shqiptar ka luajtur një rol vendimtar edhe në momentet më kritike për fatet e vendit fqinj. Gjithashtu është i rëndësishëm sepse e kufizon edhe më tej influencën e aktorëve të tretë në rajonin tonë.Per më tepër tek kjo marrëveshje qëndron edhe interesi strategjik i Shqipërisë.Sa më shumë përparon Maqedonia e Veriut drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian, aq më të mëdha janë mundësitë e shqiptarëve për të vijuar për të qenë një faktor përcaktues i jetës së brendshme politike.Pas 5 vitesh si ministër i jashtëm Bushati gjate mbledhjes se komisionit te jashtëm ka shprehur jo pak rezerva per relacionin e hartuar nga qeveria për këtë marrëveshje.Bushati ka vene ne dukje se dokumenti eshte i përcipte ndërkohë qe ka edhe gabime.Duke nisur nga konstatimi ne relacion ku flitet për Maqedoninë vend kandidat në NATO, pas samitit të Uashingtonit, besoj se është një lapsus. Është ngatërruar mbase me procedurat që ka procesi I anëtarësimit në Bashkimin Europian. Te gjithë deputetet e komisionit te jashtëm votuan pro marrëveshjes per Maqedoninë e Veriut dhe akti pritet te finalizohet te enjten ne seance plenare.