Gardisti vret gruan me armen e sherbimit

2019-02-12 4

Vrasja e Ervilma Seferit nga bashkëshorti i saj mëngjesin e kësaj të marte ka lënë pa fjalë fqinjët e tyre në zonën e Alliasit. 44-vjeçari Alket Arapaj, efektiv i Gardës së Republikës e kreu vrasjen me armën e tij të shërbimit. E gjithë skena mendohet se ndodhi në sytë e vajzës 3-vjeçare të çiftit.

Burime pranë uniformave blu thanë se motiv për krimin e rëndë mund të jetë bërë xhelozia në çift. Gjatë deklarimeve paraprake përballë oficerëve të policisë, 44-vjeçari ka treguar se me bashkëshorten pati një debat para se të nisej për në punë. Arapaj ka rrëfyer se kishte nxjerrë armën në një moment gjaknxehtësie, pas dyshimeve se bashkëshortja e tradhtonte, duke qëlluar mbi të plot tre herë. Të njëjtat burime thanë se në disa nga deklaratat, 44-vjeçari ka qenë konfuz.

Çifti jetonte prej disa vitesh në katin e 4-t të këtij pallati, në rrugën ?Vangjel Capo?. Sipas fqinjëve, 36-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj njiheshin si familjarë te rregullt dhe madje praktikantë të fesë myslimane.

Prej më shumë se 20 vitesh, Alket Arapaj mbante gradën kapiten. Grupi i hetuesve ka marrë deklarimet e familjarëve dhe fqinjëve për të hedhur dritë mbi motivet e plota të krimit.

Tv Klan