http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë një konference për mediat në Bruksel, ka deklaruar se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës.Stoltenberg ka folur edhe për forcën e sigurisë së Kosovës, duke ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ajo nuk mund të shkojë në veri.JENS STOLTENBERGSEKRETAR I PERGJITHEM, NATODisa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it.Kreu I aleances ka siguruar se asgjë nuk do ndryshojë në misionin e KFOR-it në Kosovë i cili prej 20 vitesh vepron konform rezolutës 1244.Është me rëndësi që të bëjmë dallim në mes të dy llojeve të prezencës së NATO-s në Kosovë. Operacioni i KFOR-it nuk do preket. Ky operacion do vazhdojë meqë kontribuon në stabilitet dhe prosperitet në Kosovë si dhe rajon. Ajo çfarë ne do e shqyrtojmë janë aktivitete jashtë misionit të KFOR-it që është forme tjetër e ndërtimit të kapaciteteve.Stoltenberg përsëriti qëndrimin e disa shteteve anëtare të NATO-s se vendimi mbi transformimin e FSK-së erdhi ne momentin e gabuar dhe ka konfirmuar se rishqyrtimi i raporteve të NATO-s me FSK do diskutohet gjatë takimit ministror që do mbahet të mërkurën dhe të enjten.