http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një superoperacioni i policise shqiptare dhe autoriteteve italiane u finalizua me goditjen 4 grupeve kriminale të trafikut te drogës.Në pranga perfunduan 27 persona, 21 prej të cilëve shqiptarë. Gjashtë nga të arrestuarit u kapën mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë dhe disa të tjerë u shpallen në kërkim.Detajet e operacionit i dha drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda, Donika Prela, gjatë një konference të përbashkët me përfaqësues te agjensive ligjzbatuese italiane.DONIKA PRELAPROK. E KRIMEVE TE RENDAKy operacion është shtrirë në disa drejtori vendore të policisë së vendit, si Durrës, Vlorë, Lezhë, gjatë harkut kohor të mbi dy viteve nën drejtimin e prokurorise së krimeve të rënda. Nga ana e prokurorise se Lecces ne Itali janë nxjerrë gjithsej 27 masa sigurimi arrest me burg, nga të cilët 21 janë shqiptarë dhe 6 italianë??.Hetimet për grupet e krimit nisen në vitin 2016-te, pas sekuestrimit të disa sasive te kanabisit që trafikohej nga shqipëria drejt italisë. Numri i te arrestuareve gjate tre viteve arrin në rreth 70 persona, ndërsa sasia e drogës së sekuestruar shkon në afro 4 tonë.Në 2017 policia prangosi në vendin tonë 2 shqiptarët Eduart Sallaku dhe Dino Abazaj, si dhe dy skafistët.Për te arrestuarit ne Shqiperi pritet të nisë edhe hetimi pasuror me qellim bllokimin e te gjitha aseteve te perfituara nga trafiku nderkombetar i droges.TE ARRESTUAR NE SHQIPERIDenis PashajKristjan LlanajLuka BeqirajArbnor XhimajBilbil KabelloKujtim ElmaziTE ARRESTUAR NE ITALIDorian AlikajAltin AvduramaniAjet ÇepajKlaudio FaniArtur MaloRaul ZenunajGiancarlo DesimoneGianfranco ConestabileSalvatore SantoroFrancesco TarantiniGiuseppe Vanatagiato