Pas publikimit të kronikës për gjendjen katastrofale në shkollën Skënderbeu në Xhepçishtë të Tetovës, kanë nisur hetimet për ndërtimin e kësaj shkolle. Nga komuna e Tteovës pranojnë se shkolla nuk posedon kurrfarë dokumenti për realizimin e ndërtimeve. Drejtuesit e shkollës nuk duan të prononcohen. Nxënësit që ndjekin mësimin në këtë shkollë çdo ditë përballen me rreziqe të shumta.