Report Tv-Vendimi për Tahirin/ Noka: Kjo është një goditje e rëndë për reformën në drejtësi

2019-02-11 0

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të rënda e cila pranoi kërkesën e Saimir Tahirit për rrëzimin e vendimit të Prokurorisë për të shtyrë hetimet mbi ish-Ministrin e Brendshëm ka ardhur reagimi zyrtar nga Partia Demokratike. Deputeti i PD, njëhkohësisht edhe nënkryetar i komisionit të sigurisë, Flamur Noka doli në një deklaratë për shtyp ku deklaroi se vendimi për të ndërprerë, praktikisht, hetimet e Prokurorisë për Saimir Tahirin është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të shfajësuar ish-ministrin e brendshëm nga akuza për trafik droge.

"Në vend që Rama t?u thotë shqiptarëve t?i kërkojnë falje Saimir Tahirit, ai duhet të përgjigjet, nëse babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit, kanë udhëtuar së bashku me Habilajt. Është momenti që shqiptarët, të cilët duan një drejtësi të barabartë për të gjithë, të mos rrinë më të heshtur, por të bashkojnë zërin e tyre me protestën e 16 shkurtit në Tiranë Fillimisht, Edi Rama përdori parlamentin për të penguar hetimet e grupit të prokurorëve, duke mos dhënë autorizimin për arrestimin e Ministrit të Brendshëm. Pastaj, përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokurorëve, sië u faktua, në kundërshtim me ligjin. Tani, Edi Rama po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve, pikërisht në kohën kur prokurorët presin përgjigje nga Mali i Zi për aktivitetin e Saimir Tahirit dhe lidhjet e tij me grupin e Habiljave. Kjo do të thotë se, nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje, dosja mund të shkojë në gjykatë e paplotë. Sado që drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ta lehtësojë Saimir Tahirin, në dosjen e tij ka faktë të rënda të përfshirjes së familjarëve më të afërt të Saimir Tahirit me grupin e Habiljave. Në vend që Edi Rama t?u thotë shqiptarëve t?i kërkojnë falje Saimir Tahirit, është më mirë të ngarkojë dikë që t?i përgjigjet një pyetje të thjeshtë: A kanë udhëtuar së bashku me Habilajt, të cilët ai i quan llum, babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit?"