Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet me qytetarët në qytetin e Lushnjes nga ku ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e tyre në protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita. Basha tha se qytetarët në Lushnje nuk janë të varfër por të vjedhur dhe shtoi se kjo gjendje duhet të marrë fund.
"Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë.
Me uljen e çmimit të energjisë, naftës do të ndihmojmë biznesin të hapë e mos mbyllë vende pune. Këtu janë mbyllur 19 shkolla, tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund, ne do bëjmë që biznesi i vogël të mos ulë qepenat. Nuk jeni të varfër, jëni të vjedhur. Zgjidhjet për bizneset ne i kemi preztanuar. Por duhet qe me 16 shkurt të marrin në dorë fatin tonë. Me 16 shkurt ju mirëpres në Tiranë.
Basha tha gjithashtu se një biznes me nën 140 milionë lekë të vjetra xhiro do të konsiderohet biznes i vogël ndërkohë i premtoi qytetarëve lushnjarë tha se taksat e tyre nën qeverisjen demokrate do të shkojnë vetëm për investimet lokale.
Pensionet janë turpi i shtetit. 40 milion euro i marrin vetëm tre oligarkë. Ne do t'i rrisim pensionet tuaja. Një biznes me nën 140 milionë lekë të vjetra xhiro do të konsiderohet biznes i vogël. Taksat tuaja do të shkojnë vetëm për investimet e pushtetit lokal. Nafta dhe benzina do të jenë 300 lekë më të lira. Ky vend është i vjedhur sepse vidhen taksat, burimet, pasuritë dhe drejtësia.