Gjatë fjalës së tij në Lushnje, Basha foli edhe për rastin e ngacmimit seksual të minorenes nga një polic në zonën e Malësisë së Madhe. Ai tha se gjatë qeverisjes së të majtëve janë hequr nga puna njerëz për të emëruar kriminelë dhe perversë.
"Kanë hequr nga puna njerëz për të futur në punë kriminelë dhe perversë. E patë atë që ndodhi në Malësi të Madhe sot? Atë e kapte Ligji i dekriminalizimit. E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç", tha Basha.
Polici ra në prangat e kolegëve të tij pas zbulimit abuzimit seksual me një 15-vjeçare. Arrestimi i tij erdhi një orë pas denoncimit të nënës së të miturës në media.