Epidemia e fruthit merr hov, çdo ditë e më shumë të prekur

2019-02-11 0

Çdo ditë po rritet numri i të prekurve nga fruthi, ndërkohë që mbrëmë kjo epidemi mori edhe viktimën e tretë. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë paraqitur edhe 7 raste të reja. Tre prej tyre janë mbajtur për kurim në klinikë, ndërsa 4 të tjerët pas kontrolleve janë lëshuar për kurim shtëpiak. Të gjithë janë të pavaksinuar. Zharko Karaxhoski, nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se duke mos i vaksinuar fëmijët, prindërit po u rrezikojnë jetën fëmijëve të tyre. Ai thotë se prindërit po keqinformohet nga rrjetet sociale, dhe po marrin në qafë fëmijët e tyre.