Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur sërish lidhur me vendimin për uljen e dënimit të Dritan Dajtit. Gjonaj foli për rastin duke e konsideruar atë si të paprcedentë dhe deklaroi se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e gjyqtarëve që kanë vendosur uljen e dënimit të Dajtit me 25 vite.
?Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.
Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të tre gjyqtarëve. Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq?, tha ministrja Gjonaj në deklaratën e saj.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi tre ditë më parë dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i provuar nga drejtësia si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit "Iliria" në Durrës.