Gjykata rrezon Prokurorine per Tahirin

2019-02-11 0

Prokuroria e Krimeve Rënda ka afat deri në 10 Mars për të vendosur se çfarë do bëjë me hetimin ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e Tahirit, kundër zgjatjes së afateve hetimore me 3 muaj. Gjykatësja Liljana Baku i ka kërkuar prokurorëve që brenda datës 10 Mars, të vijnë me një vendim për pushimin e çështjes apo dërgimin e saj në gjyq, nëse kanë prova.

Sipas vendimit të Prokurorisë të marrë në 19 Janar, i duheshin dhe 3 muaj kohë pasi ishte në pritje të informacioneve nga Mali i Zi dhe po përkthehej dosja e mbërritur nga Italia. Në përfundim të seancës, Saimir Tahiri tha se kjo histori nuk mund të zgjasë pa fund dhe këtë proces e sheh si mundësinë e tij për të marrë drejtësi.

Në të njëjtë gjykatë, edhe ish-Drejtori i Policisë së Vlorë,s Jaeld Çela, i akuzuar edhe ai për lidhje me grupin e ?Habiljave?, kishte bërë të njëjtën kërkësë. Seanca u shty për në datën 14 Shkurt, ku pritet që gjykata të marrë vendimin. I pyetur nëse do të dorëzohej, mbrojtësi tha se është në vlerësimin e klientit të tij.

Një muaj më parë, Prokuroria dërgoi për gjykim grupin e Habilajve, ndërsa u veçua çështja për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën.

Tv Klan