Nëna e tij kërcënoi se do hidhej nga ballkoni, djali: Shtëpia nuk është vënë kolateral

2019-02-11 3

TIRANE-Një grua kërcënoi ditën e sotme për më shumë se tre orë me vetëflijim, pasi kundërshtoi ekzekutimin e vendimit nga Përmbarimi që kërkon ti marrë shtëpinë. Ajo hipi në ballkonin e katit të tetë të pallatit në zonën e '9-katësheve' në kryeqytet.

Gruaja qëndroi aty prej orës 10:15, ndërsa pas negocimit të policisë me Përmbarimin për të zgjatur afatin e ekzekutimit të vendimit me 10 ditë, zonja e shtëpisë ka zbritur. Ndërkohë që djali i zonjës që kërcënoi me vetëflijim, Tajar Trroka sqaroi për Report Tv si qëndron e vërteta sipas tij.

"Gjithë problemi ka nisur në datë 23 janar, jemi në një proces gjyqësor me bankën, në datë 28 jemi njohur nga përmbarimi, që duhet të lirojmë banesën. Bëmë ankimim, ndërkohë që ai (përmbaruesi) erdhi dhe godiste derën me shkelma, na terrorizoi.

Erdhi 10 ditë më pas dhe na bëri presione, një ditë më pas çoi dikë për të prishur bravën dhe nuk pret që të kemi një vendim nga gjykata dhe të dorëzojmë çelësat vetë. Ndoshta veprimet tona janë të pahijshme, por të denja. Banesën nuk e kemi lënë në kolateral, por u shit pa ankand, pa na njoftuar. Kemi punuar një jetë të tërë për këtë banesë" deklaroi ai.

Free Traffic Exchange