Ora News - Minatorët protestë para Kryeministrisë: Të miratohet statusi, ose s'ka vota për Ramën

2019-02-11 0

#oranews

Minatorët nga gjithë vendi dolën sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Statusi i tyre ishte kërkesa e panegociueshme për të cilën thanë se nuk do i japin vota Edi Ramës nëse nuk miratohet. Ndërsa kreu i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë Taf Koleci iu kërkoi minatorëve të mos krijojnë përçarje, pasi janë në negociata me qeverinë.

Kërkesa për miratimin e statusit nxori sërish minatorët në protestë. Të vendosur përpara kryeministrisë minatorët kërcënuan kryeministrit se nuk do i japin votën në zgjedhjet e Qershorit 2019.

"Jemi 200 mijë votues dhe 200 mijë vota do t'i kesh mangut në pushtetin lokal dhe në pushtetin qendror", tha një minator.

"Është një e drejtë e jona që na është mohuar në të gjitha kohët. Nëse nuk e miraton do të ketë një humbje që nuk do të marrë vësh", tha një tjetër minator.

Ndërsa kreu i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë Taf Koleci kërkoi që minatorët të mos krijojnë përçarje, pasi janë në negociata me qeverinë.

Koleci: Nuk do të lejojmë asnjë person që të shkelë rregullat dhe që të dalë në protestë përpara që zyra qeveritare, grupe të caktuara që nuk kanë interes me sindikatat.

Minatorët thanë se nëse statusi i tyre nuk miratohet ata do të protestojnë sërish më 22 shkurt.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/minatoret-proteste-para-kryeministrise-te-miratohet-statusi-ose-ska-vota-ramen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange