PD: Vjedhja me “PPP” do të vijojë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-11 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për opozitën, nisma e qeverisë për të kufizuar kontratat me partneritet publik- privat në infrastrukturë, nga 1 korriku është vetëm një lëvizje për ti dhënë përgjigje shqetësimeve të ndërkombëtarëve, pasi skema e vjedhjes së pasurive publike nuk eliminohet.Ish-ministri i ekonomisë Florion Mima evidentoi një tjetër nisëm ligjore, që synon krijimin e nj strukture të re. Ajo do të njihet si Korporata e Investimeve dhe do te ketë tagrin për të shitur çdo pasuri publike?Pse nuk kufizoni në këtë ligj edhe ofertat e pakërkuara për inceneratorët, pse nuk kufizohen këto procedura edhe në shëndetësi. Por më e keqja nuk është kjo. Me e keqja vjen më pas. Ju keni sjellë një nisëm tjetër ligjore atë të krijimit të Korporatës së Investimeve, një strukturë kjo që do marrë dhe do shes gjithçka. Do ketë tagër absolut për dhënë koncesione sipas dëshirës,?- u shpreh Florion Mima.Ndërsa për deputetin Agron Shehaj, vendosja e afatit një korrik, fsheh nga pas një tjetër koncesion atë të rrugës Orikum- Dukat.?Ky koncesion është 70 mln euro për vetëm 16 km rrugë. Është një vjedhje e hapur, pasi ky segment rrugor nuk është një prioritet,?-shprehet ShehajPor Ministria e Financave e argumenton këtë ndryshim ligjor, si një nisëm që vjen në përputhje me sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare.Projektligji ka si synim, që të kufizojë propozimet që vijnë nga biznesi për investime të mëdha në infrastrukturë. Por ai lejon që të vijojë kjo procedurë në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Free Traffic Exchange