Ora News - Komisionet miratojnë protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut

2019-02-11 1

#oranews

Komisioni i ligjeve miratoi me unanimitetin e të gjitha palëve politike për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO. Fatmir Mediu shprehu qëndrimin e tij pro dhe përshëndeti këtë zhvillim.

Mediu: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një hap i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, në pikëpamjen e sigurisë, i zgjerimit të NATO-s në Ballkan, duke shpresuar që gjithë Ballkani në të ardhmen të jetë në NATO.

Edhe deputetja e LSI, Silva Caka mbështeti këtë votim por i kërkoi përfaqësueseve të ministrisë së Jashtme të rishikojnë simbolet kombëtare që përdorin ambasadat shqiptare në shtetet e huaja.

Caka: Të lutem zonjë, kur ju të ktheheni në zyrë, megjithë respektin që mund të kem për ju të shihni dhe njëherë simbolet tona qoftë në ambasadën italiane dhe në çdo ambasadë tjetër. Këto nuk janë çështje të nacionalizmit, por janë çështje të një identiteti kombëtar.

Po ashtu, Gent Strazimiri i Partisë Demokratike u shpreh pro votimit për Maqedoninë, por nuk qëndroi për të votuar pasi sipas tij është më me rëndësi t?i bashkohet popullit që proteston në rrugë.

Strazimiri: Së bashku me kolegët e mi, jam i detyruar ta lë këtë mbledhje, të shkoj të bashkohem me popullin dhe sigurisht tju kujtoj datën 16 shkurt, ora 11:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të ruajtur Shqipërinë në NATO dhe për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE

Edhe Fatmir Xhafaj si pjesë e shumicës përshëndeti këtë vendim dhe u shpreh se ky është një vendim në interes të kombit shqiptar.

Xhafaj: Është e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm shtetformues në këtë vend. Është e rëndësishme edhe për interesat tona kombëtare.

Të enjten në seancë plenare, Kuvendi do të japë votën e tij pro ndërsa pritet dhe një fjalim i kryetarit të kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri përpara deputetëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/komisionet-miratojne-protokollin-anetaresimin-ne-nato-te-maqedonise-se-veriut

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz