Report TV - Dhuna në QSUT, flasin mjekët e infektivit: Ja si ndodhi, të shtohet personeli

2019-02-11 2

TIRANE-Mjekët në QSUT kanë dënuar dhunën ndaj kolegut të tyre Gentian Stromi mesditën e djeshme. Përmes një deklarate për mediat shefi i pavionit të Infektivit, Arjan Harxhi kërkoi që autori të vendoset para drejtësisë, ndërsa dënoi aktin. Ndërkohë që mjeku infeksionist Tritan Kalo në një prononcim për Report Tv ka treguar si ndodhi ngjarja.

"Incidenti ndodhi për një arsye tejet të kotë. QSUT dyndet nga individë për gjithçka apo asgjë. Ky erdhi për të realizuar një vaksinë gripi, që bëhet aty ku blihet jo këtu. Në atë moment kishte një fluks dhe është kërkuar nga individi që të pritet sa të zgjidhet problemi me fluksin dhe atij ti vinte radha. Ai ka vepruar në mënyrë tejet agresive" deklaroi Tritan Kalo.

Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave. "Jemi duke punuar cdo ditë për të afruar kujdes shëndetësor, por nuk mund të lejojmë që mjekët të goditen për shkak të detyrës. Jo vetëm që kam propozuar ndryshimet në Kodin Penal, por gjithçka do të vendosim një regjim të ri në spitale, nuk mund të tolerojmë që mjekët japin shërbime për qytetarët dhe po transformojmë shërbimet të kanosen.

Do të vendosim regjim të ri, për oraret e vizitave në çdo pavion, nuk do të lejohet shoqërimi nga familjarët, vetëm në rastet kur e kërkon mjeku. Po hetohet nga prokuroria, të zbardhet ngjarja dhe të jepet dënimi i merituar" tha ajo. Prokuroria ka identifikuar personin që dhunoi mjekun, ndërsa po punon për arrestimin e tij