http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë do të tentojë që të bëjë kompromis me Kosovën me kushtin që Prishtina zyrtare të shfuqizojë taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe.ALEKSANDAR VUÇIÇPRESIDENT I SERBISËNe po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera. Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis, por kurrë nuk do të lejojmë që askush të shkatërrojë Serbinë dhe të mendojë se Serbia është e vogël dhe e dobët dhe se mund ta poshtërojë atë.Vucic akuzoi mediat në Kosovë të cilat sipas tij i kanë bërë jehonë protestave të vazhdueshme në serbi prej dhjetë javëve ku kërkohet dorëheqja e presidentit.Kreu I shtetit serbe ka ngritur dyshime se tubimet massive po orkestrohen nga Prishtina.