Simovski: Përkatësia etnike, shkak për ndërhyrjen e politikës

2019-02-10 2

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski, në një intervistë për Alsat beson se regjistrimi i popullsisë i paraparë për vitin 2020 do të kalojë pa ndikime politike. Ai thotë se kjo është edhe njëra ndër arsyet pse kërkon që në regjistrim të mos ekzistojë grafa për përkatësinë etnike të qytetarëve. Për dallim nga regjistrimi i dështuar i vitit 2011, këtë herë thotë Simovski do të regjistrohet edhe diaspora, konkretisht personat të cilët mungojnë në vend më gjatë se 1 vit.