Report Tv- 'Dritan Dajti', Gjonaj-Lleshaj: Skandal! KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët, meritojnë burgun

2019-02-10 0

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë reaguar ashpër 48 orë pas vendimit të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, që shpëtoi nga burgu i përjetshëm, pasi i pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm për drejtësinë shqiptare. Ajo njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin. Për Gjonajn vendimi është një aferë e pastër korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu.

"Një rast shokues, i paprecedent. Vendimi për të pranuar gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vite për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e katër policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin penal. Prej 48 orëve kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm, të përmasave të pa tolerueshme, që dhanë vendimin në kundërshtim me ligjin. Ky është një lajm i shëmtuar nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu. Nuk pajtohemi me rastin, gjyqtarët meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm.