Basha: Rama nuk rrezohet me fjale

2019-02-09 0

Lulzim Basha u kërkoi si mirditorëve ashtu dhe gjirokastritëve të vendosen në ballë të protestës së 16 Shkurtit për ti hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike.

Sipas Bashës fjalët nuk bëjnë më punë, pasi Edi Rama ka përqendruar në duart e tij të gjithë pushtetet përfshirë dhe atë të drejtësisë. Pasojat për të u dëshmuan me vendimin e gjykatës për Dritan Dajtin.

" E patë çfarë ndodhi, vrau 4 policë dhe e dënuan me 25 vjet".

Edhe pse programin politik thotë se e ka gati dhe do ta prezantojë, pasi të largojë Edi Ramën nga zyra kryeministrore të shtunën e ardhshme, Basha rendit disa nga prioritetet mes të cilave hapjen e vendeve të reja pune dhe rritje të pagave e pensioneve.

Basha i siguroi demokratët se nuk do të ketë më marrëveshje si ajo e 18 Majit me Edi Ramen.

Në Vlorë kreu i demokratëve u ndal në një takim me pedagogë të Universitetit Ismail Qemali, ku prezantoi platformën e tij për të çuar në 5% të PBB buxhetin e arsimit dhe heqjes së tarifave shkollore për të gjithë studentët me të ardhura të ulëta.

Basha tha se edhe pse në të shkuarën demokratët kanë bërë gabime në emërimet korruptive në arsim, kjo nuk do të ndodhë më.

Tv Klan