Përzgjidhen emrat e komisionit te vlerësimit te Vettingut ne polici

2019-02-09 2

Përzgjedhja e emrave te Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vettingut për rreth 300 drejtues të lartë në Polici, Gardë e SHÇBA. Më pas në proces do të kalojnë të gjithë punonjësit e policisë. Ligji, sipas Ministrisë së Brendshme, ka për qëllim pastrimin e Policisë së Shtetit nga punonjësit e korruptuar dhe me lidhje të dyshimta kriminale.

Ngritja e këtyre institucione nuk ishte e lehtë pasi u deshën gati dy vite përgatitje që nga nisma ligjore për të larguar nga radhet e policisë zyrtarët me probleme. Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të përbehet nga Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja dhe Viktor Bërdo. Vettingu për uniformave blu pritet t?i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 milionë Euro.

Procesit mund t?i nënshtrohen edhe ish-punojësit e liruar edhe pse ligji nuk lejon pranimin e tyre nesë kanë më shumë së 2 vite që janë larguar nga radhët policisë. Ndërsa shpesh vettingu në polici ka hapur debate të forta politike për shkak se opozita e cilëson si proces të kapur.