Prokuroria e Durrësit nis hetimet për drejtuesen dhe një pjesë të stafit pedagogjik te shkollës ?Rilindja? Kavajë, për moskallëzim të abuzimit seksual ndaj një 14 vjeçareje nga disa nxënës të se njëjtës shkollë. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky institucioni arsimor ishte informuar 5 ditë para se vajza të kryente denoncimin, por nuk kishin vepruar. Vetë vajza është pyetur këtë të shtunë për rreth 3 orë nga organi i akuzës në gjykatën e Durrësit. E mitura ka pohuar se stafi pedagogjik e dinte rreth abuzimit të saj disa ditë me parë.
Ajo ka rrëfyer me detaje tmerrin e përjetuar për rreth 4 muaj, pasi pranoi të kryente marrëdhënie intime me të dashurin e saj. Në dëshminë e saj vajza e mitur u ka qëndruar deklaratave të bëra më herët në polici. Mësohet se seanca maratonë është ndërprerë disa herë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të vajzës së mitur.
Me kërkesën e Prokurorisë, gjykata vendosi sigurimin e padisë, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve. Marrjen në pyetje e kanë ndjekur edhe avokatët mbrojtës të djemve të ndaluar.
Tv Klan