Report Tv - Nis rikonstruksioni i dy konvikteve të tjera në 'QS'/ Veliaj: Ne po mbajmë fjalën

2019-02-09 0

Bashkia e Tiranës deklaron se para se studentët të marrin pushimet e verës, në të gjitha godinat e Qytetit Studenti do kenë përfunduar punimet për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta, si sallat e leximit, nyjet sanitare, dushet, hidroizolimi etj. Bashkia thotë se në përmbushje të detyrave që lindin nga Pakti për Universitetin, ka vijuar punën për rikonstruksionin e dy godinave të tjera në Qytetin Studenti, ato me numër 9 dhe 10, duke e çuar kështu në 8 numrin e konvikteve ku po punohet vetëm në këtë rezidencë studentore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në dy godinat e vajzave, ndërsa vlerësoi faktin që rikonstruksioni po kryhet në kushte të vështira për shkak se godinat janë ende të populluara. ?Jam shumë i lumtur që shikoj se si vlon puna në Qytetin Studenti. Kemi filluar me dy godina të reja. Për t?ju dhënë një ide, dy godina kanë 180 dhoma. Pra, kanë më shumë dhoma sesa një nga hotelet më të mëdha sot në Tiranë, me 5 yje. Do të thotë që rikonstruksioni i një godine studentore është thuajse i barabartë me rinovimin e një hoteli. Kur shikon që hoteleve private u duhen 2-3 vite ta sjellin në terezi një rikonstrukison, këtu po punojmë realisht në kushte spartane, dhe me një rendiment të jashtëzakonshëm. Kështu që dua të falenderoj kompanitë e tjera që po adoptojnë konvikte të ndryshme?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Free Traffic Exchange