#oranews
Gjatë vitit 2018 në Berat janë ndarë 329 çifte, nga 409 kërkesa për divorc që mbërritën pranë Gjykatës.
Me 65 % të kërkesave, analiza e të dhënave tregon se gratë po i lënë burrat.
Shkaqet lidhen me emigracionin, kushtet e ekonomike, tradhtinë por edhe diferencat kulturore.
Fenomeni po njeh rritje vit pas viti. Në 2017 numri i divorceve ishte 150, ndërsa vitin e kaluar u dyfishua.
Muajt janar dhe gusht janë dy muajt që regjistrojnë numrin më të madh të kërkesave që vijnë për divorce, e lidhur kjo direkt me kohën kur kthehen emigrantët.
Por kjo dukuri sipas avokatëve bëhet më delikate dhe me pasoja afatgjata, sidomos kur çiftet janë me fëmijë.
Astrit Skëndo: Në shumicën e çështjeve na vijnë me një fëmijë, me 2 apo 3 dhe këtu bëhet më e vështirë ndarja sepse shtohet problematika se kush do marrë kujdestarinë e fëmijëve.
Raporti i divorceve mes zonave rurale dhe qytetit ka qënë thuajse i njëjtë, ndërkohë që kanë domionuar rastet me diferenca në arsimim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grate-lene-burrat-329-cifte-u-ndane-ne-2018-ne-berat
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz