Përfundon procesi i legalizimeve në Pezë, Lame: 833 objekte në 5 vite, do të regjistrojmë tokat

2019-02-09 1

Peza është zona e parë në Tiranë që përfundon procesin e legalizimeve. Në një aktivitetet të zhvilluar në këtë njësi administrative, ALUIZNI dha lejet e fundit që përmbyllin kështu një proces të gjatë në kohë dhe të gjërë në problematikë.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se, ?ALUIZNI e kreu rolin e vet në historinë e tranzicionit shqiptar dhe, tashmë duke përmbyllur rradhë pas rradhe procesin e legalizimit, po shkon drejt shuarjes së vet?.

Duke sjellë në vëmendje faktin se, deri në 2013 në të gjithë zonën e Pezës nuk është bërë as edhe një legalizim, z. Lame sqaroi se, ?i gjithë stoku prej 833 objektesh në këtë zonë të kryeqytetit u trajtua në këto 5 vitet e fundit, siç u trajtua dhe po vazhdon të trajtohet në të gjithë Shqipërinë?.

?U përmbyll me sukses ky proces edhe për faktin se e gjithë popullsia e kësaj zone u impenjua që të bashkëpunonte me punonjësit tanë për ndjekjen dhe plotësimin e dokumentacionit?, tha kreu i ALUIZNI-t, në prani edhe të deputetit të zonës Arben Pëllumbi, duke përmendur se, ?kur në 2013 Partia Socialiste dha premtimin për përmbylljen e procesit të legalizimeve është thënë gjithmonë, legalizim falas dhe legalizim i çdo objekti të legalizueshëm?.

Sipas z. Lame, ka dhe objekte që nuk mund të legalizohen apo objekte që do të presin ndryshime ligjore nëse do të jetë e mundshme.

Nga Peza, drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t tha se, ?pas legalizimeve nis aksioni i madh i këtij mandati të Qeverisë, që është regjistrimi i tokave bujqësore, i AMTP-ve. Ky është aksioni i madh i radhës, që kërkon njësinë vendore të impenjohet për të vazhduar procedurat, është aksion që kërkon legjislativin të impenjohet?.

?Na besoni dhe siç mbyllëm aksionin e madh të legalizimeve do të mbyllim dhe aksionin e regjistrimit të tokës bujqësore?, premtoi Lame duke vënë theksin në rëndësinë që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik të vendit.