Donald Trump gëzon shëndet të plotë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-09 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Presidenti I Shteteve të Bashkuara Donald Trump gëzon shëndet shumë të mire?, ky është konkluzioni mjekësor pak ekzaminimit fizik në spitalin ushtarak Walter Reed të premten. Presidenti I Shteteve të Bashkuara kreu check up vjetor I cili bëhet publik në media, me qëllim që qytetarët amerikanë të jenë në dijeni mbi qendjen shëndetësore të liderit të tyre dhe aftësisë së tij në marrjen e vendimeve. ?Ndërsa raportet dhe rekomandimet janë duke u finalizuar, unë jam i lumtur të njoftoj se Presidenti i Shteteve të Bashkuara gëzon shëndet shumë të mirë dhe unë parashikoj se ai do të mbetet kështu, gjatë Presidencës së tij dhe më gjerë,? shkruan doktor Sean Conley në deklaratën e tij zyrtare. Ekzaminimi I kreut të shtëpisë së bardhë zgjati rreth katër orë dhe nuk kërkoi ndonjë anestezi. Edhe vitin e kaluar, Trump mori një raport të mirw shëndetësor nga mjeku i tij i mëparshëm Ronny Jackson, i cili vuri në dukje ?shëndetin e shkëlqyer? të Presidentit dhe ?gjenet e pabesueshme? tw tij.Jackson, janarin e shkuar madje shtoi me shaka se Trump ?mund të jetojë edhe 200 vjeç? nëse ai ka bërë përmirësime në dietën e tij. Por sipas mediave amerikane gjatë kësaj periudhe, Trump ka bërë vetëm ndryshime të vogla në regjimin e ushqimit dhe aktivitetit fizik. Presidenti mori një plan diete dhe stërvitje vitin e kaluar pas analizave vjetore, dhe ai vet ka pranuar se nuk e ka ndjekur atë në mënyrë rigoroze. Ekzaminimi i vitit të kaluar zbuloi se Trump ka kolesterolin e lartë, por mjekët nuk kanë asnjë dyshim në lidhje me aftësitë e tij njohëse apo funksionin e tij neurologjik.

Free Traffic Exchange