'Djali vjen me lekë me vete'/ Rama batuta gjatë dorëzimit të çeqeve të bebeve në Korçë

2019-02-09 0

Gjatë qëndrimit të tij në Korçë, kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu vizituan maternitetin e ri të këtij qyteti.

Kreu i qeverisë bisedoi me mjekët dhe në fund tha se pavarësisht debateve për koncesionet, ato kanë mundësuar që spitalet të punojnë me pajisje bashkëkohore, teksa pajisjet ekzistuese datonin që nga bashkëpunimi komunist shqiptaro kinez.

Rama takoi dhe nënat dhe foshnjat e sapolindura, të cilave ju dorëzoi çeqet e bonusit të bebeve, ndërsa nuk munguan as batutat. 'Edhe 100, edhe djali vjen me lekë me vete' u shpreh Rama në momentin që i dha çekun njërës prej nënave.

Tashmë një punonjës i gjendjes civile është vendosur në çdo maternitet që bën menjëherë regjistrimin e fëmijës dhe i dorëzon nënës çekun përkatës.