Protesta e PD-së në Shkodër, demokratët: Qeveria e Ramës na ka harruar plotësisht

2019-02-09 0

Banorët demokratë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin "Nënë Tereza" për të protestuar ndaj situatës aktuale në vend, konkretisht ndaj varfërisë, papunësisë e taksave të larta.Midis tyre, krahas drejtuesve lokalë, është hasur edhe prania e përfaqësuesve të zonave të prekur nga përmbytjet dhe të atyre të sindikatave. "Kjo qeveri e ka harruar Shkodrën", janë shprehur disa prej protestuesve. Nën të njëjtën linjë, banorët demokratë kanë brohoritur njëzëri për rrëzimin e qeverisë Rama. Shkodra pritet të jetë një nga qarqet me numrin më të madh të protestuesve që pritet të jenë të pranishëm në tubimin opozitar në Tiranë, më 16 shkurt.

Free Traffic Exchange