Qytetarët demokratë të rretheve të Korçës janë mbledhur prej orës 11:00 në qendër të qytetit për të protestuar për gjendjen aktuale të vendit. Në kuadër të protestës së madhe opozitare që është paralajmëruar të mbahet më datë 16 shkurt, demokratët kanë tubuar drejt Bashkisë me pankarta në duar. "Po na helmoni me TEC-in", "Nuk e duam TEC-in", "Qeveria të mbajë premtimet", lexohet në disa prej tyre. Disa prej qytetarëve kanë gjuajtur edhe me vezë drejt Bashkisë, një mënyrë e zgjedhur kjo për të shfaqur revoltën ndaj qeverisë "Rama".