Ora News - Gjermania do reformën zgjedhore? Kryemadhi: Nuk na e ka kërkuar

2019-02-08 0

#oranews #gjermania #monikakryemadhi #ambasadoret

Kryemadhi informoi diplomatët e akredituar në Tiranë mbi shqetësimet e opozitës ndaj qeverisë dhe qëndrimin e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në këtë takim që zgjati rreth 2 orë, u diskutua edhe protesta e opozitës në 16 shkurt.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhim, zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e BE-së të akredituar në vendin tonë.

Në takimin që zgjati rreth 2 orë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë amerikanë. LSI informoi diplomatët për qëndrimin e saj lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatve.

Ndryshe nga Ministri gjerman që një ditë më parë që kërkoi angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore, Kryemadhi pas takimit e mohoi që një kërkesë e tillë ti kishte ardhur nga Ambasadorja gjermane.

Gazetarja: Gjermania i ka kërkuar opozitës të ulet në tryezë dhe të votojë reformën zgjedhore.

Kryemadhi: Nuk na e ka kërkuar këtë gjë. Shqipëria duhet të ecë përpara për integrimin europian dhe hapjen e negociatave.Opozita i ka realizuar të gjitha gjërat e saj, tashmë janë në dorë të mazhorancës dhe në dorë të Kryeministrisë.

Kryetarja e LSI-së nuk i ka kursyer akuzat ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas saj po përdor pushtetin për të shpëtuar familjarët e saj nga drejtësia. Këto akuza Ministrja e Drejtësisë i ka quajtur shantazhe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjermania-do-reformen-zgjedhore-kryemadhi-nuk-na-e-ka-kerkuar

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange