Shkolla “Marija Kiri”, nxënësit e profesorët vazhdojnë bojkotin

2019-02-08 0

Edhe sot nuk u zhvillua mësimi në shkollën e mesme profesionale, ?Marija Kiri Skllodovska? në shenjë proteste për emërimin e Blerim Nebiut, për ushtrues detyre, drejtor i shkollës. Për dallim nga dje, sot nxënësit fare nuk ishin në shkollë, ndërsa profesorët qëndronin në sallën e tyre dhe nuk pranuan të takohen me gazetarët, me arsyetimin se për çdo lëvizje do të na njoftojnë me shkrim.