Rama: Te nise vetting-u i pedagogeve

2019-02-08 1

Kryeministri inkurajon studentët ta vazhdojnë protestën e tyre dhe mos të mjafton me përgjysmimin e tarifave. Sipas tij duhet të bëhet vettingu i pedagogëve për tu ndarë ata me integritet dhe abuzuesit me këtë titull.

?Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të paguarit e tarifës përgjysmë për të gjithë, bursat etj. janë shtrëngim financiar i shoqërisë, por në këmbim të një arsimi më cilësor, jo vetëm me lehtësim financiar të studentëve. Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi, farsa e titujve dhe korrupsioni i pedagogëve, tregtia e librave. Janë mbledhur disa pedagogë që duan heqjen e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve. Kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit.?

Gjatë bashkëbisedimit me studentë të ekselencës në Universitetin e Korçës kryeministri u pyet për planin për investimet në konviktet e këtij universiteti, por nuk munguan dhe tonet e larta nga studentet.

Në Korçë kryeministri do të qëndrojë gjatë fundjavës për të inspektuar një sërë investimesh të qeverisë.

Tv Klan