Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska u paraqit në Prokurori për të dëshmuar për padinë penale të ngritur nga kjo ministri, rreth skandalit me Fondin Pensional, konkretisht për mos-transferimin e kontributeve në shtyllën e dytë të sigurimit pensional-invalidor. Carovska tha se skandali është publikuar për shkak se si ministre e ka pasur për detyrim të informojë opinionin dhe Prokurorinë për parregullsitë. Nga Prokuroria thonë se në dëshminë e saj Carovska nuk kishte informata për kryerësin e veprës. Nga Prokuroria thonë se do të kërkojnë edhe raportet e gatshme të Fondit Pensional. Carovska ditë më parë informoi opinionin se për 12 mijë persona nuk janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë të sigurimit pensional-invalidor.