Ulëz/ Hidhet pas 12 vitesh në liqen rasat peshku - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-08 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas 12 vitesh ndërprerje në liqenin e Ulzës në Mat po hidhet rasat peshku.Kjo vjen pas vendimit marrë në muajin dhjetor nga ministria e Bujqësisë për njohjen ligjërisht të organizatave lokale të menaxhimit të peshkut në liqenin e Ulzës.Nga kjo e enjte ka nisur hedhja e rasatit e mundesuar nga organizata e Peshkimit Ulëz.ARTAN MIZAMENAXHER I OMP ULEZDeri tani janë hedhur 30 mijë copë rasat, ndërsa deri në fund të muajit pritet të hidhen 100 000 copë rasat, të llojit ballgjër i bardhë e larosh dhe të llojit omur. Menaxheri i Organizatës së Peshkimit Ulëz, Artan Miza, tha se rasati i hedhur tani pas një viti mund të peshkohet:Kryetari i Organizatës së Peshkimit Ulëz, Gjon Rica iu bën apel gjuetarëve dhe banorëve përreth liqenit të mos bëjnë gjueti të paligjshme.Gjatë këtyre 12 viteve shtimi i peshkut në këtë liqen bëhej vetëm në mënyrë natyrale.Shtimi artificial pritet të kufizojë edhe firmën KURUM për mbajtjen në kuotë të lartë të liqenit për të mos dëmtuar peshkun e vogël.