Prokuroria ka zbardhur të gjithë ngjarjen tronditëse të Kavajës, ku një 14-vjeçare, për tre muaj me radhë, nëpërmjet shantazhit kreu marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentë të tjerë.
Gjithçka ka nisur në muajin Shtator, ku ajo ka folur me shokun e saj të klasës në rrjetet sociale. Ai ka shprehur pëlqimin dhe në muajin Tetor, kur ai kishte ditëlindjen, i ka kërkuar si dhuratë të kryejnë marrëdhënie seksuale.
?Një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson?.
Sipas vendimit të gjykatës, vajza ka pranuar dhe dy adoleshentët kanë kryer marrëdhënie, ndërsa djali e ka xhiruar me celularin e tij. Pas dy ditësh, djali i shkruan vajzës se videon ia kishte marrë pabesisht shoku i tij dhe nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të dhe kushërinjtë e tij, ata do ta publikonin videon në internet.
?I mituri A i ka thënë gjithashtu se shoku i tij H, i kishte thënë se ajo duhej të kryente marrëdhënie seksuale edhe me kushërinjtë e tij, në të kundërt do ta publikonin videon në internet?.
E ndodhur në këto kushte, vajza është detyruar që të kryejë marrëdhënie edhe me adoleshentët e tjerë. Në Nëntor ka ndodhur një episod në shtëpinë e gjyshërve të njërit prej djemve, të cilët kishin ikur në Itali.
Në Dhjetor ka vazhduar e njëjta histori, por vajza ka rënë në dijeni të faktit se djemtë do ta përdornin për të fituar para, në mënyrë që blinin pajisje për lojëra.
?Përpara se të paraqiste kallëzimin penal, e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se djemtë po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do t?i jepnin ata pasi të kryenin marrëdhënie seksuale, i mituri A do të blinte pajisje lojërash në internet?.
Pas këtij momenti, mësuesja kujdestare e vajzës ka mësuar për ngjarjen dhe ka njoftuar nënën e vajzës. Në 29 Janar, vajza është paraqitur në Komisariatin e Kavajës sëbashku me nënën e saj, ku ka bërë kallëzim. Në datë 30, Prokuroria e Durrësit regjistron procedimin dhe akuzën djemtë, për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ndërsa në datë 1 Janar ka mbërritur urdhri i prokurorit për ndalimin e djemve, urdhër i cili është ekzekutuar në datën 2 Janar.
Tv Klan