Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë për çështjen e licencimit të Abi Bank. Banka e krijuar në vitin 2015, si rezultat i shitjes së bankës franceze Credit Agricole, ka qenë kohët e fundit në qendër të debateve politike, pas akuzave se ajo zotërohet nga një kompani e regjistruar në parajsa fiskale. Por Banka Qendrore, në një deklaratë të saj thotë se licencimi i Abi Bank është bërë duke zbatuar të gjitha ligjet dhe rregullat. Banka e Shqipërisë zbulon edhe cilat janë dy kompanitë që zotërojnë këtë bankë, të themeluara në ishujt Cayman, si dhe pronarët e tyre.
"Licencimi i Abi Bank është bërë në bazë të dokumentacionit të mëposhtëm:
Çdo deklarim të bërë nga aksionarët deri në përfituesit e fundit (z. George Rohr dhe Moris Tabacinic) në lidhje me shlyerjen e detyrimeve tatimore, mosndjekjes penale, mosdënimin më parë për vepra penale, mospasjes së detyrimeve ndaj personave të tretë, etj;
Dokumentin e konfirmimit nga Ambasada Amerikane në Shqipëri se NCH Capital Inc. është një shoqëri e regjistruar në Komisionin e Letrave me Vlerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SEC) dhe si e tillë i është nënshtruar mbikëqyrjes dhe rregullimit nga ky autoritet".
Banka Qendrore thotë se edhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dhënë konfirmimin për reputacionin pozitiv të kompanive aksionere të Abi Bank.
Tv Klan