Nga Valeria Dedaj
Ekspozita me piktura ?Prania e mungesës? dhe një instalacion i Fatlum Doçit janë ekspozuar në qendrën Tulla. Kuratori i ekspozitës, Edison Çeraj, shpjegon se si nëpërmjet veprave të artistit të ri, provon ndjesinë e diçkaje që i mungon. Njësoj si një shkëputje nga graviteti, nga ?rregullat e lojës? për të provuar kështu praninë e pranive; mungesën. Për kuratorin mungesa është prania më e pushtetshme, sepse ajo eklipson çdo lloj pranie të rrokshme nga shqisat, çdo gjë që na rrethon.
Kur themi pesha e mungesën apo prania e mungesës, bëhet fjalë për një mungesë që njerëzimi në shekuj, në periudha të ndryshme i ka vënë emra të ndryshëm, si përrallore, mistike etj.,por nuk ka rëndësi ajo që na mungon në një përditshmëri, deri në detaj. Kur jemi në gjumë apo vetëm këtë e vëmë re. Pavarësisht se është e vështirë që ta hetosh këtë në një realitet kaq dinamik. Mungesa në këtë rast lidhet me një qetësi apo me një paqe, që ne po e humbasim dita-ditës, në luftën tonë të pakuptimtë, që në vend ta zotërojmë, po na zotëron ai ne.
Edison Çeraj, kurator
Kuratori instalacionin e quan vazhdim të pikturës me mjete të tjera.
Ana tjetër e medaljes, qytetërimi e ka reduktuar njeriun në funksion, arti kërkon që të gjej qëllimin. Çdo kund ne përmbushim një funksion. Kemi harruar përmasat e njeriut dhe kemi shkuar tek qytetari, edhe më keq, tek konsumatori. Kjo është mungesa, mungesa e njerëzores. Kemi një qenie njëdimensionale, që përmbush vetëm nevojat materiale. I gjithë ankthi i 24 orëshit është shqetësim për këto nevoja që ne kemi. Piktura e Fatlumit na thotë: Ndalo, merr pak frymë edhe vazhdo. Çështja nuk është tek shkenca, qytetërimi dhe materializimi, por tek ç?mitizimi i saj. Kultura nuk ka progres, nuk ka zhvillim, ka rikthim. Një vepër arti nuk ka rëndësi se kur është bërë, është si pema në natyrë.
Edison Çeraj, kurator
Ai mendon se kur këto mungesa janë në kulturë, pasojat në shoqëri janë të rënda