Intervista e plotë me Alfred Ballën, Balla: Hetimi i zyrtarëve të mos zvarritet

2019-02-07 1

Numri dy i këshillit të lartë të prokurorisë në një intervistë për Report Tv shprehet se reforma në drejtësi u bë për të përshpejtuar hetimet dhe jo për ti zvarritur ato e sipas tij më 21 shkurt SPAK do të nis nga puna.
Duke argumentuar dhe arsyen se përse një ditë më parë ai votoi kundër zgjatjes me dy javë të kohës që u lihet prokurorëve për të garuar në SPAK.
Sipas Ballës të luftosh korrupsionin nuk është më e vështirë se sa prokurorët dikur kanë luftuar bandat dhe grupet kriminale ndaj për të duhet të aplikohet pasi është një privilegj të qënit në SPAK.

Ndalur tek risitë e KLP-s ai sqaroi se është një garanci për prokurorët për të qenë ata të pavarur në vendimarrjen e tyre.

Balla për herë të parë në ReportTv tregoi dhe godinën në të cilën do të ushtrojë detyrën KLP e cila pritet të jetë godina që shihni në pamje e ndodhur pranë fushës së aviacionit tiranë.
Alfred Balla është ish prokuror i republikës dhe anëtarë i shoqërisë civile i zgjedhur si një ndër 11 anëtarët e KLP-s.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla deklaroi se SPAK mund të nisë së funksionuari edhe me 10 prokurorë. SIpas tij nuk duihen krijuar zvarritje për reformën në drejtësi dhe hetimin e zyrtarëve të zyrtarëve të lartë në SPAK.