Lleshaj: Me mua ministër nuk do ketë viktima në bulevard - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-07 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Akuzave të Bashës se vendi është mbytur nga krimi e bandat e se Shqipëria është Kolumbia e Europës i është përgjigjur ministri I Brendnshëm Sandër Lleshaj.Duke replikuar nga foltorja e Kuvendit, Lleshaj e akuzoi Bashën se është një ?pompë e zezë? për Shqipërinë.?Zoti Basha, së pari ju falënderoj që më dhatë mundësinë përmes gishtit tuaj tregues që të flas tani, t?ju përgjigjem. E kam parë që gishtin tregues e drejtoni shpesh si njëlloj pistoletë butaforike, por duhet t?ju them që mundohuni mos ta drejtoni kurrë kundër meje. Sigurisht, ironia e historisë ka bërë që ju të jeni në atë post që jam unë sot; dhe ironia e historisë bën që ju sot të përdorni një fond pafund me bojë të zezë kundër Shqipërisë. Megjithatë dua t?ju them që përpjekja është e dështuar, është krejtësisht butaforike, nuk mund ta nxini as Shqipërinë, as Ministrinë e Brendshme, sado të përpiqeni me këtë fond të zezë boje. Kurrë nuk do të arrini që të më shihni mua në pozicionin që keni qenë ju në vitin 2011."Më tej, duke ironizuar liderin e opozitës për protestën e paralajmëruar të 16 shkurtit, Lleshaj tha se sa të jetë ai në krye të Ministrisë së Brendshme nuk do të ketë vrasje në Bulevard"Kurrë nuk do të arrini që prej Ministrisë së Brendshme, të cilën unë drejtoj, të prodhohen viktima në Bulevardin kryesor të Tiranës. Kurrë nuk do të arrini që Shqipëria të marrë atë njollë të zezë që e keni lënë ju, personalisht, në postin e ministrit të Brendshëm. Prandaj sa herë ta drejtoni gishtin butaforik ndaj meje, duhet të mendoni historinë që keni pasur. Historia fatkeqësisht na ka vënë në këto pozicione që ne mund t?i tregojmë me shifra kush jemi. Keni 4 të vrarë në CV-në tuaj, keni rreth 100 të plagosur dhe keni rreth 4 mijë të tjerë të mbetur në tentativë për t?u vrarë. 4 mijë plumba të hedhur nga struktura që ju keni drejtuar, ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët vetëm fal mëshirës se Zotit nuk kanë rënë në koka shqiptarësh. Prandaj kur ta drejtoni gishtin mendohuni mirë."