Qeveria filloi largimin e gardhit përpara godinës. Në këtë mënyrë kryeministri Zaev mendon se do të përmirësohet komunikimi me qytetarët. Megjithatë qytetarët nuk mirëpresin vendimin pasi thonë që 700 mijë eurot e taksapaguesve sa kushtoi ndërtimi i gardhit, përfunduan në kosh plehrash.