Ngjarja e Kavajës, Berisha akuzon policinë për fshehje. Lleshaj: Duart i kam të pastra

2019-02-07 1

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Policinë e Shtetit se u rreshtua në anën e përdhunuesve dhe fshehu krimin, duke iu referuar rastit të rëndë të shënuar në qytetin e Kavajës, ku një e mitur 13-vjeçare kishte kryer marrëdhënie seksuale në grup nën shantazhin e publikimit të videove intime me shokun e saj të shkollës.