Kryetari i PD-së dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj replikuan në seancën e sotme plenare, pas akuzave të Bashës për rastin e përdhunimit të 14-vjeçares në Kavajë. "Mundohuni që gishtin tuaj të mos e tregoni kundër meje. Ju keni qenë në atë post që unë jam sot. Nuk mund ta nxini as Shqipërinë dhe as Ministrinë e Brendshme me këtë bojë të zezë. Keni katër të vrarë në CV-në tuaj dhe shumë të plagosur nga struktura që ju keni drejtuar. Prandaj kur ta tregoni gishtin mendohuni mirë" tha Lleshaj.
Por, Basha reagoi duke deklaruar se "Pse i promovuat ata që ju thoni se shtinë mbi ata që sollët? Je dy herë fatkeq, se kur unë plotësova mbi 100 kritere kundër krimit të organizuar dhe arrita që të plotësooj ëndrrën e lëvizjes së lirë, ju e kishit mendjen si të krijonit alibitë për Edi Ramën për vizat. Jeni delja e zezë e Europës, Kolumbia e Europës" tha Basha.