BOOM: Me vajzën invalide, dy prindër të moshuar sorollaten për një kartë identiteti

2019-02-06 0

#oranews #boom

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në fshatin Perondi të Kuçovës, aty ku dy të moshuar kujdesen për vajzën e tyre invalidë.

Dy prindërit kanë disa shqetësim, që nga institucionet e shtetit nuk po marrin zgjidhje.

Babai i vajzës thotë se nuk ka mundësi që ta çojë vajzën në bashki për të rinovuar kartën e identitetit. Ndërsa punonjësja e zyrës Aleat i ka thënë që të shkojë në Tiranë për të marrë një sqarim.

Asqeri Kapedani: Unë kam marrë z.Klodi gazetarin për problemin që kam me gocën, problem kam për kartën e identitetit që unë nuk e çoj dot në bashki në Kuçovë për ta rinovuar, se para 10 vjetësh ne e kemi pasur këtë zyrë këtu në komunë në Perondi, për arsye dhe largësie dhe mosha që kemi ne dy prindërit, që jemi unë 72 dhe gruaja 70 vjeç. Vajza është e paralizuar, para dhe tetraplegjike, grupi i parë. Nuk e çoj dot për të bërë rinovimin. Dy djemtë i kam jashtë ata kanë jetën e tyre, kanë fëmijë, nuk mund t`ju them dot hajdeni ju këtu se kam unë hall. Vajta u interesova tek ajo zonja atje dhe më tha xhaxhi do ta biesh këtu se s`ka rrugë tjetër. S`kam se si të veproj tha jashtë ligjeve.

Një tjetër shqetësim për dy të moshuarit është rruga e prishur. Kjo e bën të vështirë që vajza të lëvizë me karrocë. Babai i saj lutet autoriteteve të paktën ta shtrojnë me çakull. Theksojmë që punonjësja e aleat kur zotëria ka shkuar i ka thënë do e sillni vajzën këtu se nuk ka rrugë tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-me-vajzen-invalide-dy-prinder-te-moshuar-sorollaten-nje-karte-identiteti

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange