Basha: Ne kemi plan për biznesin, ju ftoj në rezistencë popullore - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël në Vorë.Në këtë takim lideri i opozitës ka diskutuar në lidhje me programin e partisë që ai drejton ku ka theksuar se ato kanë një plan për biznesin. ?Edi Rama nuk e ka biznesin në tepsi, në tepsi ka 2 miliard euro të vjedhura. Sot isha me miq të huaj dhe po shihnim statistikat e FAO, Organizatës Botërore të Ushqimit., 1/10 familje ha një herë në ditë.Duhet të ndalen politikat që e kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqiptarëve.Çmimi i energjisë më i larti në rajonÇmimi i naftës më i larti në rajonTaksat më të larta në rajon.Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%. Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja.Dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e shehstë 10%, TAP dhe Devolli. 15 mijë të punësuar do të humbin vendin e punës.Ne kemi planin për biznesin, do ju mbështesim si sipërmarrës dhe punëdhënës. Ju ftoj me 16 ta zgjidhni si popull, me rezistencë popullore. Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë nëse populli bashkohet dhe vjen më 16 shkurt në shesh. Në këtë vend ka shpresë. Na duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin dhe këtë mund ta bëjë vetëm populli.?Gjithashtu në këtë takim Basha është takuar edhe me studentë, ku ka theksuar se n ë planin e tyre është që tarifat universitare për të gjitha familjet që kanë 640 mijë lek të vjetra për të shpenzuar në muaj, t?i zerojmë. Ndër të tjera ai theksoi se do të investojnë për një universitet me cilësi.