Ora News - Abuzim me zonat arkeologjike, KLSH: Kontrata për lokalin në Butrint duhet të anulohet

2019-02-06 1

#oranews #klsh #abuzime

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon ministrisë së Kulturës që të anulojë marrëveshjen për ndërtimin e bar-kafesë në zonën e Mbrojtur të parkut të Butrintit. Në raportin e Rregullshmërisë të botuar së fundmi konstatohet se ndërtimi është në nënzonën ?A? në të cilën zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes. Leja për ndërtimin e këtij subjekti u dha në vitin 2017 nga ministrja Mirela Kumbaro.

Ndërtimi i bar-kafe dhe restorant në zonën e parkut të Butrintit është i jashtëligjshëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin për periudhën 2016-2017 ku konstatohet se ndërtesa është brenda nënzonës ?A? ku zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes.

Duke nënvizuar cënimin e zonës muzeale dhe arkeologjike KLSH i ka kërkuar ministrisë së kulturës që të anulojë marrëveshjen që erdhi si rezultat e një oferte të pakërkuar. Kjo leje u miratua gjatë kohë që ministria e Kulturës drejtohej nga Mirela Kumbaro.

Në atë kohë ajo kundërshtoi akuzat se cenohet trashëgimia kulturore me argumentin se ky ndërtim nuk prekte zonën arkeologjike dhe se ishte i domosdoshëm për ti ofruar turistëve mundësinë për tu shlodhur.

Por Në auditimin thuhet se arsyetimi për miratimin e projektzbatimit ?Për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Multifunksionale të Shërbimeve në Qytetin Antik të Butrintit?, bie ndesh me Ligjin ?Për trashëgiminë kulturore?në të cilin është përcaktuar se ? Zonat arkeologjike, në varësi të intensitetit dhe rëndësisë së gjetjeve arkeologjike, kategorizohen në zona ?A? dhe zona ?B?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/abuzim-me-zonat-arkeologjike-klsh-kontrata-lokalin-ne-butrint-duhet-te-anulohet

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz