Shumica voton rregulloren, PD:Vendos Këshilli jo Komisioni i Ligjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-06 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar ndërhyrje ne rregulloren e parlamentit ne mënyrë qe deputetet te kenë me shume fuqi ne raport me nismat ligjore te cilat vijnë kryesisht nga qeveria. Ne komisionin e ligjeve, Xhafaj ka theksuar nevojën e përcaktimeve te qarta ne raport me fazat e miratimit te ligjeve.Xhafaj ishte i vetmi deputet qe diskutoi thelbin e ndryshimeve ne rregullore, pasi debati ku ngecen mazhoranca dhe opozita ishte me karakter procedural, se cili është komisioni qe shqyrton këtë pakete; për opozitën rregulloren e shqyrton këshilli dhe për mazhorancen komisioni i ligjeve.Mazhoranca i votoi e vetme ndryshimet ne rregullore ne parim, ndërsa opozita u largua nga mbledhja. Por edhe pse rregullorja kërkon vetëm 71 vota për tu miratuar, shumica ka premtuar se nuk do ta ndryshoje pa konsensusin e opozitës.