Askush nuk ka përfituar nga heqja e TVSH-se per makinerite ne bujqesi

2019-02-06 1

Një vit pasi Parlamenti miratoi përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të makinave dhe makinerive që përdoren në bujqësi, importuesit dhe fermerët thonë se deri më sot për pjesën e makinerive askush nuk ka përfituar.

Një paqartësi në listën e hartuar për përjashtimet e makinerive në bujqësi nga tatimi mbi vlerën e shtuar, ka bërë që autoritetet doganore dhe tatimore të mos e zbatojnë vendimin.

Ish ? ministri i Bujqësisë, sot kryetar i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, tha se dogana ka mbajtur qëndrime të ndryshme për dy raste të njëjta; ka përjashtuar makinat bujqësore por jo makineritë.

Komisioni i la detyrë autoriteteve që të hartojnë dhe njëherë listën e makinerive që përjashtohen nga kjo taksë dhe i njëjti përjashtim të mos ngushtohet vetëm te fermerët por edhe te importuesit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange