Kartat e identitetit, shtohen zyrat ne Nejsine 1 dhe 2

2019-02-06 0

Banorët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, nga sot mund të aplikojnë pa radhë për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, në mjedise të reja e moderne. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë ALEAT, kanë mundësuar hapjen e zyrave të reja pranë shkollës ?1 Maji?, të dedikuara plotësisht për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda panë nga afër ambientet e reja, ku 10 sportele ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe profesional. Ai theksoi se Tirana është shembull në përgjigjen për çdo nevojë që kanë qytetarët në një kohë të shkurtër.

Free Traffic Exchange