http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Antaret e NATO-s nënshkruan këtë të mërkurë në Bruksel, Protokollin e Antarësimit për vendin fqinj. Përfaqësues dhe ambasadorë e vendeve qe jane pjese e aleances se atlantikut te veriut firmosen në praninë te ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.I pari që hodhi firmën në dokument ishte diplomati i Shqiperise Visho Ajazi.Kreu I aleances Stoltenberg deklaroi se ky është një moment historic për Maqedoninë e Veriut, dhe përgëzoi Shkupin e Athinën per finalizimin e marrëveshjejes se emrit.JENS STOLTENBERG?Sot është një ditë historike. Vendet anëtare të NATO-s nënshkruan Protokollin e Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, që do të garantojë më shumë siguri dhe prosperitet në të gjithë rajonin. Po pres me padurim ditën kur 30 flamuj do të valëviten jashtë selisë së NATO-s?Nderkohe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha sekjo eshte nje ngjarje e rendesishme per te gjithe qytetaret.Zoran Zaev?Kjo është një ditë e madhe e historike për të gjithë qytetarët e vendit. Sot, NATO na tha mirëserdhët. Sot u ulëm krahë për krahë me aleatët tanë, në të njejtën tavolinë. Jemi të lumtur dhe duhet të jemi, sepse siguruam stabilitet të përhershëm për vendin tonë. Siguruam paqe dhe siguri. Progresi dhe zhvillimi tanimë janë të pandalshëm. Ne dhe fëmijët tanë do të jetojnë më mirë, në vend dhe rajon që jep shpresë. Le të ndihemi krenarë?Edhe Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Johannes Hahn, përshëndeti nënshkrimin e Protokollit për antarësim.Johannes Hahn?Përgëzime! Një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë?Pas neneshkrimit te protokollit vendet antarë do të duhet të ratifikojnë dokumentin sipas procedurave kombëtare. Më pas Maqedonia e Veriut do të bëhet antare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.